Lajmi Fundit
“Ma ke lënë djalin pa …”, Kiara zbulon kritikën që i bëri nëna e Luizit
Kiara Tito ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Më Lër Të Flas”, ku ka folur për takimin e saj me nënën e Luizit.
Kiara tha se nëna e Luizit ishte shumë e ngjashme si karakter me këngëtarin, ndërsa zbuloi dhe një kritikë që ajo i kishte bërë.
Ajo tha se Angjelina Ejlli e kritikoi për faktin që ajo nuk ka gatuar asnjëherë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Vjehrra ishte shumë e mirë, zonjë grua, e bukur, simpatike.
Super karakter, i ngjante shumë Luizit.
E putha, dhe ajo më përqafoi.
Kaluam shumë mirë.
Më tha dhe një gjë: Pse ma ke lënë djalin pa ngrënë.
Si nuk ke gatuar asnjëherë.
I thashë jo provat, jo presioni”, tha Kiara.
