Connect with us

A do ta ndajnë çmimin nëse Efi fiton BBVA? Mikela zbulon si qëndron e vërteta

Lajmi Fundit

A do ta ndajnë çmimin nëse Efi fiton BBVA? Mikela zbulon si qëndron e vërteta

Mikela Pupa dhe Gerti Koxha, dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të ftuar në “Wake Up”, kanë dhënë mendimet e tyre për katër finalistët.

Ashtu si Mikela edhe Gerti, mendojnë se Efi Dhedhes është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit.

Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale, e pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do e ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.

“Jam shumë krenare për qëndrimin që ka patur dhe si i ka menaxhuar gjerat brenda në shtëpi.

Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë edhe e shikoj ne dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha ish-banorja e BB VIP.

Ndërsa kur i drejtuan pyetjen ‘ju hytë bashkë Mikela në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përgjigj:

“Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale, kjo për mua është gjëja më e mirë”.

Duke qeshur ndërhyn Gerti i cili e pyet “Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?”.

“Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete”, tha Mikela Pupa.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top